“Bashkimi kombëtar do jetë ylli jonë polar”
Zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektiv i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kështu deklaroi kandidati për kryetar i kësaj force, Shpëtim Idrizi, i cili u rikonfirmua dje për një tjetër mandat duke siguruar 72.4 për qind të votave. Sipas Idrizit, dita e djeshme, konfirmoi se kjo është parti e së ardhmes.
“Bashkimi kombëtar do jetë ylli jonë polar. Zgjidhja e çështjes çame është objektivi ynë. Dje isha dëshmitar i një qëllimi të përbashkët për të ecur përpara. Dje konfirmuam se jemi parti e vërtetë kombëtare”, theksoi Idrizi.