Mësohen detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e shefit të policisë së Shkodrës Prelë Milani.
Bëhet me dije se në momentin e shpërthimit brenda shtëpisë ka qenë vajza dhe bashkëshortja e tij ndërsa vetë Milani sapo ishte larguar nga banesa.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur mbrapa banesës së Milanit, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45.
Raportohet se fatmirësisht bashkëshortja dhe vajza e shefit të policisë nuk janë lënduar por ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërkohë forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.