Një shpërthim me pasojë dëme të vogla materiale ka ndodhur në një mobileri në zonën e Niklës në Krujë.
Policia lokale e Durrësit sqaron se në mobilerinë e shtetasit B.B. është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse artizanale rreth orës 01: 27 minuta të natës së shkuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Për rastin u njoftua edhe njësia Anti- Eksploziv për veprime më të specializuara.