Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Pak më shumë se 3 orë pas ngjarjes, policia ka zbardhur edhe shkaqet paraprake të kësaj ngjarje.
Sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për një shpërthim përballë Inxhinierisë së Ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij Fast Food.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.