Për gjendjen aktuale të Vllaznisë ka reaguar edhe Armando Vajushi, një nga futbollistët më të talentuar që ka nxjerrë kjo akademi vitet e fundit dhe që aktualisht aktivizohet në Seria B me Pro Verçeli. Mesfushori shkodran duket se është irrutuar nga problemet e vazhdueshme të skuadrës, që po e sosin edhe durimin e trajnerit Cungu. Sipas tij, mëkatarët janë drejtuesit e lartë të klubit, ndërkohë që ironizon nëpërmjet një postimi në “Facebook”, të shkruar në dialekt, edhe kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, për pasivitetin e saj. “Ehhh maj Vllazni deri sa te kesh hajnin ne shpi nuk ke me ba hajer kurr… Po kshu asht kur nuk ka burr shpia”…