Kontakti me një minë të pa plasur ka rrezikuar jetën e 5 minatorëve në Klos gjatë mesnatës..
Pesë minatorët janë plagosur në minierën e Shën Gjunit, ndërsa fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë punës dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.
Tre prej minatorëve të plagosur janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spitalin e Burrelit.
Minatorët e plagosur
Q.L. 49 vjeç
SH.L. 32 vjeç
R.S. 57 vjeç
K.M, 31 vjeç
B.H, 28 vjeç