Një depo me dhjetra qindra tonë artileri ka shpërthyer në Rusi dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën tetë persona.
Në zonë është shpallur menjëherë gjendja e emergjencës ndërsa qindra njerëz u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre afër qytetit Achinsk në Siberi.
Tre nga të plagosurit janë shtruar në spital, një person raportohet i humbur menjëherë pas shpërthimeve.
Rreth 3000 persona janë lëvizur nga vendet e tyre por zyrtaret në Achinsk i thanë agjencisë së lajmeve Tass se 11 mijë njerëz po përgatiten për evakuim.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.