Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Korçë ku si pasojë ka plagë të rënda një shtetas 63-vjeçar.
Dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore 63 vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.