Pas fitores së djeshme të Juventusit kundër Atletiko Madrid, tifozët e Juves kanë marrë revanshin edhe në rrjetet sociale, duke shfrenuar fantazinë e tyre në komente dhe meme.
Në qendër të ironisë është Diego Pablo Simeone. Tekniku i Atletikos bëri një gjest aspak fisnik në ndeshjen e vajtjes, ndërsa tani pas përmbysjes në Torino i kthehet pas si bumerang. Nuk i kanë shpëtuar “hakmarrjes” së tifozëve juventinë as rivalët e skuadrave të tjera, që prisnin vetëm të festonin eliminimin e “Zonjës së Vjetër” nga Champions.