“Shpërdorim detyre e shkatërrim pyjesh”, 123 banorë të Lumasit çojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit e Salillarin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shpërdorim detyre e shkatërrim pyjesh”, 123 banorë të Lumasit çojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit e Salillarin

10:56 | 12/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” sh.p.k, Pëllumb Salillari.

Banorët kërkojnë ndjekje penale për Salillarin ,të cilin e akuzojnë për veprat penale: “Shpërdorimi i tokës” Neni 199 , “Prerja e paligjshme e pyjeve” Neni 205, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Neni 206/a dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” Neni 202/b.

Në kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 123 banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” Neni 248 për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.

Read more

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Ata shpjegojnë se janë vënë në dijeni “të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari”, që është administratori i shoqërisë “Salillari” sh.p.k. Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” sh.p.k me administrator Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.

Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit.

Banorët akuzojnë firmën se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bardhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij. Për këtë masakër mjedisore, banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre”për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.

Po ashtu, në kallëzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum”.

“Ne nuk mund të mbyllim sytë para maskrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës, të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre”-përfundon kallëzimi penal i depozituar në SPAK nga 123 banorët e fshatit Lumas.

Etiketa: Fshati Lumaskallezim penalPëllumb SalillariSPAK

Të Lidhura

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

nga 27
12:21 | 04/06/2026
0

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij...

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

nga 27
12:11 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit...

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

nga 27
12:03 | 04/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një debati me ish ministrin e Ramës, Pirro Vengu i tha atij se...

Para
Armë dhe makinë e blinduar, arrestohen tre persona në Fier

Sherri që e mori më qafë, 37-vjeçari nga Saranda kapet me armë në brez

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026
U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

12:11 | 04/06/2026
Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

12:03 | 04/06/2026
Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

11:41 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –
  • Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –
  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com