Shoqata për Kulturë Demokratike: Komisioni i Zgjedhores të bejë transparencën mbi draftin e diskutuar me ekspertët e palëve politike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqata për Kulturë Demokratike: Komisioni i Zgjedhores të bejë transparencën mbi draftin e diskutuar me ekspertët e palëve politike

11:11 | 25/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shoqata për Kulturë Demokratike i bën thirrje Komisionit të Reformës Zgjedhore të bejë transparencën mbi draftin e diskutuar me ekspertët e palëve politike.

Gjithashtu Shoqata për Kulturë Demokratike kujton se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet  kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik e ndërinstitucional.

Deklarata e plotë

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat lider te Koalicionit të Vëzhgueve Vendorë (KVV) dhe një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë periudhes 2017-2020 e në vijim, ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë  të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta  të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus  midis tyre.

Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Shoqata për Kulturë Demokratike kujton se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet  kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik e ndërinstitucional. Si dhe ka thelluar mungesën e  transparencës në vashdim, të ecurisë së këtij Komisioni, mungesë që  po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëve kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë  në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë  finalizimin e  një produkti/dokumenti të dakortësuar nga gjithë aktorët politik duke minuar  besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirsë duke mos lejuar krijimin e mekanizmave ligjor për minimizimin e korrupsionit zgjedhor në vend

SHKD thekson me forcë se  procesi aktual i  Reformës Zgjedhore, ka qënë një proces jo transparent,dhe tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendmarrjen e Komisionit në vazhdim.

Vlerësojmë pjesëmarrjen në disa seanca degjimore, si përfaqësues të shoqërisë civile, për konsultimin e 3 drafteve të espertëve pranë komisionit të Reformës Zgjedhore, por asnjeherë nuk u be publike dhe pjesë e diskutimeve në vazhdim, me aktorët respektivë nga shoqëria civile, drafti i propozimeve për sistemin zgjedhor nga opozita e re parlamentare si  dhe drafti i fundit në qarkullim  të mbyllur,   për disa cështje të listuara nga një grup ekpertësh pranë këtij komisioni.

Kjo sjellje e dyzuar e pa asnjë shpjegim të qartë  nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore,  në mos pëerfshirjen e aktorëve të shoqërisë  deri në fund të procesit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, është një tregues tjetër i mungesës së vullnetit politik për një proces transparent dhe refuzimin në heshtje  për një konsultim të hapur në interes të informimit publikut dhe qytetarëv në kohë reale.

 Ndërsa, jemi vetem një ditë para takimit të shumëpritur, të Komisionit të Reformës zgjedhore, urojmë që ky Komision e vecanërisht 4 anëtarët e Këshillit Politik, përfundimisht të gjejnë gjuhën e përbashkët, dialogun dhe dakortësinë politike  për të finalizuar në në kohë rekord një draft propozimesh të listuara, me konsensusin e të  gjitha palëve politike, për ti dhënë fund asaj gënjeshtre apo mashtrimi politik në vite se Reforma Zgjedhore do bëhet një ditë.

Pjesëmarrja mazhorancë-opozitë në proceset reformuese zgjedhore është vlerë dhe pasuri e praktikës parlamentare, e komunikimit dhe dialogut politik. Këto vlera duhen shfrytëzuar në tërë dimensionet e tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktoreve të tjerë institucionalë, politikë dhe jo-politikë, karakteristikë e cila nuk është manifestuar asnjëherë më parë.

Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional.

 

Shoqata për Kulturë Demokratike i bën sërish thirrje liderit politik të mazhorancësz.E. Rama dhe liderit të opozitës jashtëparlamentare z. L.Basha që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, është momenti kyc për të artikuluar qartë dhe pstër qasjen dhe vullnetin e tyre politik, duke kontribuar personalisht dhe institucionalisht, për të reflektuar një politikë vizionare, me premtime konkrete, për ta finalizuar shumë shpejt procesin  e Reformës Zgjedhore, si një kusht i vendosur nga BE,  që shpejton e garanton aderimin e Shqipërisë në familjen europiane   

Në këto rrethana, SHKD inkurajon Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, të gjej sa më shpejt vullnetin politik,  dhe të dakortësojë çështjet thelbësore  të adresuara për ndryshim, duke i kujtuar që zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Shqipërisë do zhvillohen në vitin 2021 dhe  sipas  rekomandimeve të Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias,  ndryshime ligjore duhet të  miratohen një vit përpara zgjedhjeve elektorale të radhës.

 

Shoqata për Kulturë Demokratike(SHKD) falenderon gjithë komunitetin ndërkombëtar   për mesazhet e forta e të drejtpërdrejta drejtuar klasës politikë shqiptare, në mbështetje  të realizimit të 2 reformave të mëdha në vend si: Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi. Në mënyrë të vecantë, falenderojmë ambasadoren amerikane zj. Yuri Kim, për shuplakën e fortë që i dha politikanëve shqiptarë për të parandaluar cdo lloj pazari politik në dëm të zhvillimit të reformave në vend.

 

Besojmë shumë që më një presion të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët kombëtar e ndërkombëtar, klasa politike shqiptare do marr kthesën e duhur , do dëgjoj më shumë popullin e vet e do zbatoj e respektoj qeverisjen e mirë.

Së shpejti, Reforma Zgjedhore do bëhet dhe Drejtësia zgjedhore e Shteti i së Drejtës do funksionojë !

Tiranë, më  25 Maj 2020 !

 

 

Etiketa: komisioni i reformes zgjedhoreShoqata për Kulturë Demokratike

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Rëndohet bilanci i koronavirusit në Shqipëri, detaje të reja të 4 rasteve në Fier

6 raste të reja me koronavirus, mbi 1 mijë numri i të prekurve në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com