Shoqata Patriotike “Çamëria”, 30 vite përpjekje për çështjen çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqata Patriotike “Çamëria”, 30 vite përpjekje për çështjen çame

10:48 | 10/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në 10 Janar të vitit 1991, intelektualë të shquar si Hasan Minga, Sali Bollati, Petrit Demi, Ilmi Saqe, Lutfi Saqe, Petrit Kasemi, Bashkim Braho, Qani Biraçi, Nexhat Mergjushi, Ferhat Sejko, Arshi Rexho, Resul Taipi etj., themeluan Shoqatën Patriotike “Çamëria”. Që nga ajo ditë Shoqata ka zhvilluar një aktivitet të dendur për sensibilizimin e opinionit vendas e atij ndërkombëtar për njohjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara.

Shoqata Patriotike “Çamëria” gjatë gjithë veprimtarisë së saj ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur çështjen çame në tërë dimensionin e vet, dhe jo thjesht si çështje pronash apo bërje të njohur të tragjedisë së pashoqe që ka pësuar popullsia çame nga shovinistët grekë.

Hallkë tjetër e rëndësishme e përpjekjeve të Shoqatës është kërkesa për institucionalizimin e Çështjes Çame përmes Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Vështirësitë e hasura nuk e kanë dekurajuar Shoqatën, përkundrazi e kanë motivuar për të shtuar përpjekjet që zëri i saj të jetë më i fortë dhe mbështetja më e gjerë.

Read more

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Shoqata iu është kundërvënë gjithmonë nismave për ta “mbjellë” Shqipërinë me varreza të ushtarëve grekë, duke kërkuar nga ana tjetër ngritjen e një memoriali për martirët e gjenocidit grek në Çamëri. Përpos aktivizmit të saj qytetar, ajo i ka intensifikuar përpjekjet e saj përmes botimit të gazetës “Çamëria”, krijimit të një biblioteke shkencore për Çamërinë, si dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë çame. Për të gjitha këto, Shoqata është nderuar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshëm dhënë ndaj Çështjes Çame…”

Një arritje e rëndësishme e Shoqatës është ajo e majit të vitit 1994, kur u miratua nga Presidenti i Republikës “Dita e Gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi Grek”. Kjo datë është përjetësuar tashmë në kujtesën historike kombëtare të brezave të ardhshëm.

Këtë vit “Java Çame” organizohet pikërisht në 30 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Çamëria”.  Nën moton “Çam Jam” kjo javë do të hapet më 17 Janar me një takim ku do të marrin pjesë dhe do të përcjellin mesazhe shqiptarë të Çamërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Lugina e Preshevës dhe SHBA-të. Gjithë java do të jetë e mbushur me aktivitete të larmishme si ekspozita, promovime librash, etj.

Ftojmë të gjitha mediat dhe qytetarët ta ndjekin “Javën Çame” sepse aty do të gjejnë një copëz Çamëri. “Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Çam Jam!”

Etiketa: 30 viteceshtje cameshoqata patriotike “Çamëria”

Të Lidhura

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Para
Restoranti në Dubai fshin videon e qeverisë në darkën luksoze

Darkë me mish të mbuluar në ar! Qeveria: Ministrat dhe Samir Mane ishin në Dubai për punë, darkën e pagoi investitori arab

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com