Darkë me mish të mbuluar në ar! Qeveria: Ministrat dhe Samir Mane ishin në Dubai për punë, darkën e pagoi investitori arab – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Darkë me mish të mbuluar në ar! Qeveria: Ministrat dhe Samir Mane ishin në Dubai për punë, darkën e pagoi investitori arab

11:14 | 10/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ditën e djeshme, videoja e ministrave shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë. Vetëm disa orë më pas ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga ana e qeverisë, ku sqarohet se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai. Ndaj ku ka qenë edhe rasti, ku edhe është xhiruar videoja, duke sqaruar se edhe kush ka paguar. Megjithatë për më shumë detaje, parashikohet që të hënën të mbahet një “konferencë” sqaruese për publikun.

“Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse,”-shkruhet ndër të tjera.

Reagimi zyrtar:

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta. Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai. Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel. Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse.

Pamjet u publikuan dje kudo në rrjetet sociale, pasi u hodhën në faqen zyrtare të restorantit ‘Salt Bae’, ku dukeshin ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbion Mazniku, dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Bashkë me ta ishte dhe biznesmeni shqiptar, Samir Mane.

Etiketa: DubaiNusretQeveriasamir mane

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Tef Palushi, babai i barcaletave (film)

Tef Palushi, babai i barcaletave (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com