Nga Besmir Lushaj
Po ecja rrugës dhe përpara kisha një grup djemsh 14-15 vjeçarë. Ishin gjashtë. Shaheshin me njëri-tjetrin me banalitet shterrues. Të gjithë dinin emrat, punën dhe çfarë vishnin nënat e secilit. Një liste me gjashtë emra grash nisej e alternohej duke u bitisur me referenca erotike të paimagjinueshme për gati dhjetë minuta ecje. Brezi im, deri në të njëzetat i drejtohej nënës së shokut me ‘teta filanja.”
Sapo ndanë rrugë, mu fanit djali 13-vjeçar i Adem Jasharit i cili luftoi tri ditë në rrethimin e ushtrisë serbe në kullën e Jasharëve dhe ishte i fundit nga meshkujt e kësaj dere heroike qe u martirizua me armë në dorë në oborr duke luftuar.
Tuneli është i gjatë, për dritë lusim Zotin.
ia ke futur kot po kot fare o shoku, paske qene femije i padale. neve si femije ne kohe te komunizmit i shanim nenat e njeri-tjetrit e madje thurnim vjersha sharese.