Shirat e rrëmbyer në krahinën e Myzeqesë kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin. Pika më e lartë është regjistruar tek ura e Rrogozhinës dhe në fshatin Cermë Proshkë, ku lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë e fusha të mbjella.
“Edhe pse është e disata herë që përmbytem unë nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”, thotë një banor.
Uji nuk rrezikon banesa por për fermerët, përmbytja e tokave mjafton t’u shkaktojë dëme të mëdha që u vështirësojnë jetesën.
http://top-channel.tv/2018/01/18/shkumbini-del-nga-shtrati-permbyt-tokat-ne-rrogozhine-e-lushnje/