Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë ditës së sotme në fshatin Kakodhiq të Gjirokastrës.
Mësohet se shkak është bërë një pakujdesi, duke shkaktuar djegien e një depo dhe 2/3 e banesës ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Banesa është në pronësi të shtetasit Thoma Dobroja, ndërsa aktualishte zjarri është vënë nën kontroll.