Një banesë në lagjen Kiras në Shkodër është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme.
Mësohet se flakët kanë përhapur panik tek banorët ndërsa janë rrezikuar 20 persona, pasi në këtë banesë jetonin 4 familje.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.