Një makinë është djegur plotësisht pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të fshatit Gziq në Mirditë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Gijotina.com, mjeti luksoz ku udhëtonin dy të rinj është shkrumbuar totalisht për shkak të zjarrit dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, fatmirësisht, dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime. Nga informacionet deri më tani, nuk dihet shkaku i zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar makinën pasi është shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, drejtuesi dhe pasagjeri fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë pa marrë lëndime.