Një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit me inicialet P.S. në fshatin Vërdovë të Pogradecit rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.