Gjatë natës, një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës.
“Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar,” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.