Një banesë dy-katëshë në qendër të qytetit të Shkodrës është shkrumbuar nga flakët. Pak pas mesnatës zjarri përfshiu katin e dytë të ndërtesës, i cili ishte i pabanuar dhe katin e parë që shërben si pub pranë ish-Poliklinikës.
Ndërtesa ka qenë e amortizuar dhe e vjetër e për pasojë çatia dhe muret kanë pësuar shembje. Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve që rrezikonte disa shtëpi të vjetra pranë vatrës së zjarrit.
Vetëm pas një orë ndërhyrje është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në lokalin e djegur, dëmet materiale llogariten në disa milonë lekë.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.