Pas shkrirjes së 6 ministrive të qeverisë së re “Rama 2”, ka reaguar kreu i grupit Paralmentar të LSI, Petrit Vasili duke thënë se shkrirja e ministrisë së Turizmit me Mjedisin është injorancë shtetërore e padëgjuar më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se për kryeministrin turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.
Statusi i Vasilit:
Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë.
Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë.
Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.
Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim…