Shkrimtari shqiptar komenton tekstin e “Turit”: I shkruar keq, si duhej të shkruhej shqip paragrafi i provimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimtari shqiptar komenton tekstin e “Turit”: I shkruar keq, si duhej të shkruhej shqip paragrafi i provimit

14:51 | 14/06/2020
në Kryesore
0

Read more

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Studiuesi dhe shkrimtari Ardian Vehbiu ka komentuar te Peisazhe të Fjalës provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e Letërsisë.

Ai ka bërë një analizë gjuhësore për të ndihmuar edhe ata nxënës, studentë dhe lexues që e kanë ndier tashmë se ka diçka edhe ligjërimore që nuk shkon me historinë e shumëkomentuar të Turit.

Vehbiu shprehet se ky tekst është shkruar me stil shumë të keq; dhe e prezanton padenjësisht Ministrinë e Arsimit, që ua ka dhënë nxënësve si test.

Sipas studiuesit, të jep ndjesinë e një gjelle të pagatuar mirë, të një shujte që të ngec në fyt e të provokon të vjellët, pasi është një shqipe që nuk rrëshqet, as të rrëmben, që as të ngroh as të ftoh, as të kafshon as të lëshon; një shqipe e mykur; një shqipe e drunjtë.

Përmes analizës Vehbiu shpjegon se si duhej shkruar teksti brenda normave gjuhësore të gjuhës shqipe.

Ai mbështet maturantët dhe thotë se është e drejta e nxënësve protestues dhe e të gjithë atyre që e duan dijen, që të kërkojnë kush është shpërblyer, me paratë e taksapaguesve, për të nxjerrë nga dora një karikaturë të tillë të shqipes.

Analiza e plotë:

I hodha një sy historisë së Turit, aq të përfolur, në testin e Ministrisë së Arsimit për maturantët. Dhe, meqë pyetja rreth këtij teksti lidhej pikërisht me stilin e tij (“Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?”), thashë ta këqyr edhe unë nga afër “stilin” – që të gjej çfarë nuk më shkon atje:

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Përfundimi im, që do ta arsyetoj në vijim për të ndihmuar edhe ata nxënës, studentë dhe lexues që e kanë ndier tashmë se ka diçka edhe ligjërimore që nuk shkon me historinë e Turit, është se ky tekst nuk i bën nder shqipes. Përpiqet të tingëllojë shqip, madje edhe ia del herë-herë, por shqip nuk është, dhe ja pse:

Na thuhet se në barkë kish “katër njerëz”, por – edhe pa u ndalur në atë që ky informacion numerik është i panevojshëm (mund të kishte edhe shtatë ose dy dhe historisë të mos i ndryshohej asnjë presje) – shqipja thotë “katër vetë” duke ia rezervuar “katër njerëz” konteksteve të tilla si “njëra barkë kish katër njerëz, ndërsa tjetra dy dele, një lopë dhe një qen.”

Shprehja “që ndodheshin në të” është e ngathët, burokratike, e kategorisë: “makina u përfshi nga flakët, së bashku me katër udhëtarët që ndodheshin në të” ose “helikopteri u rrëzua në det, së bashku me të sëmurin që ndodhej në të.” Askush nuk flet kështu. Turi dhe miqtë e tij nuk “ndodheshin” në barkë. Po udhëtonin me barkë. Po lundronin. Po shijonin një aventurë. Po kërkonin vdekjen. Por jo “ndodheshin në të.”

Po ashtu, Turi: “e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të.” Përplaseshin mbi çfarë? Mbi “frikën”? Shqipja do të parapëlqente: “kur valët e akullta iu përplasën… në fytyrë (në gjoks, në trup…).”

Na thuhet se këta katër njerëz (jo dele, as lopë) “bërtisnin nga euforia”. Fjala euforia është e tepërt këtu, bie ndesh edhe me tonin, edhe me leksikun e përdorur gjetiu në tekst. Gëzim, hare, ngazëllim ose edhe eksitim, etj., do të mjaftonte. Fundja edhe galdim ose gazmend. Xhanëm, edhe “bërtisnin si të ndërkryer”, etj., duke përdorur një mbiemër, në vend të një emri abstrakt.

Na thuhet: “zemrat e tyre rrihnin fort” – një shprehje po aq e ngathët sa edhe “*koka e tij dhimbte” ose “këmba ime u mpi”. Shqipes nuk i vjen dhe aq për mbarë të përdorë pronorë me emra pjesësh dhe organesh të trupit. Unë do të pëlqeja: “U rrihnin zemrat fort”, siç do të pëlqeja “i dhimbte koka” ose “m’u mpi këmba”, duke përdorur dhanoren pronësore.

Na thuhet: “manovronin me shkathtësi lopatat”. Folja manovroj – në këtë kuptim që ka në tekst dhe si folje kalimtare – kërkon si kundrinë një mjet lëvizës, p.sh. manovroj autobusin ose manovroj anijen; të thuash manovroj lopatat tingëllon po aq artificiale, sa manovroj çekiçin për të ngulur gozhdën. Aq më tepër që nuk ka ndonjë arsye, për të përdorur foljen manovroj këtu, përveçse po të jetë fjala për barkën vetë. Në fakt, edhe vazhdimi i fjalisë, “… përmes ujërave të trazuara”, i referohet logjikisht barkës; sepse është barka që manovrohet përmes ujërave të trazuara (me anë të lopatave).

Të vijmë tani te Turi. Që “fillimisht” ishte ndier… Por kjo fillimisht, ndajfolje e ngathët, mund të ish shmangur – ndoshta “në krye” ose “në fillim” do të zinin vend më mirë. Për Turin na thuhet se ishte ndier i shqetësuar “në lidhje me udhëtimin”: ja një parafjalë e burokratishtes, një nga ato vegla përtace, që zgjedhim t’i përdorim kur nuk dimë ose nuk duam të shprehemi saktë. Mbiemri i shqetësuar, në shqip, do të kërkonte parafjalën për, ose edhe me dhe nga; kjo “në lidhje me” është e një kategorie me “sa i përket”, “në raport me”… etj., e panevojshme dhe parazitare, në këtë kontekst.

Turi, na thuhet më tej, “e harroi frikën”, kur “valët e akullta përplaseshin mbi të.” Dhe pastaj: “Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.” Por folja vështroj është përdorur këtu gabim: në shqipe, vështroj ndryshe nga shoh, shquaj, vë re etj., parakupton edhe intencionalitet, vëmendje, përqendrim: që ta vështrosh diçka, duhet ta kesh parë (një analogji, do të ishte krahasimi me anglishten watch vs. see). Prandaj papritur… vështroi është oksimoron. Ka edhe më: ky shkëmb, që “vështroi” Turi, “iu shfaq përpara”. Turit? Me logjikë, duhet t’i jetë shfaqur barkës, jo Turit, sa kohë që Turi gjendet në barkë. Edhe një nga përgjigjet e mundshme: D) “Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën” e ngatërron lexuesin: sepse sërish duket sikur shkëmbi do të godasë Turin, jo barkën. Tani, unë nuk kam ndonjë eksperiencë me rafting (siç nuk kanë, besoj, shumë nga maturantët e testit), por sërish nuk arrij dot të besoj që Turi do t mund të përplasej me shkëmbin, nëse do të rrinte në barkë. Po atëherë, si do ta shmangte Turi shkëmbin, duke u hedhur “në të djathtë”? (E djathta është po aq relevante këtu, sa edhe forma e vetullave të Turit. U hodh anash do të mjaftonte – sepse nuk lexuesit nuk i është dhënë asnjë orientim tjetër, për të përfytyruar të djathtën dhe të majtën e Turit në rrëfim.)

Më tej akoma, na thuhet: “Turi e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të.” Ka një rregull të thjeshtë në gramatikë, të ngjashëm me “consecutio temporum” të latinishtes, dhe

që rregullon raportet mes kohëve të foljes në një fjali: sa kohë që “e harroi” është në të kryerën e thjeshtë, folja pasuese duhej të ish edhe ajo në të kryerën e thjeshtë “u përplasën”: “Turi e harroi frikën kur valët e akullta u përplasën mbi të”: diçka më mirë, apo jo? Kjo e pakryer, përplaseshin, shënon zakonisht një veprim të përsëritur në të shkuarën: “Kur valët e akullta më përplaseshin në fytyrë, unë e harroja frikën”: kjo shënjon një eksperiencë të përsëritur. Të krahasohet me: “Kur valët e akullta m’u përplasën në fytyrë, unë e harrova frikën”, që shënjon një eksperiencë të vetme. Të parën, “kur valët e akullta më përplaseshin në fytyrë”, e kanë quajtur edhe “E pakryera e Proust-it” (éternel imparfait, nga Flaubert-i), një përftesë elegante për të treguar diçka që ndodhte në të shkuarën, duke e nxjerrë nga hic dhe nunc e rrëfimit tradicional: “kur ajo hynte në dhomë dhe më gjente të zhytur në kolltuk, duke thithur një puro…” etj.

Le të shtoj edhe se “e harroi frikën” nuk më dëgjohet si shqip: do të kisha thënë “i iku frika”, “i doli frika”, etj. Askush nuk thotë “e harrova frikën”…

Të vijmë tani te pleonazmat. Nëse “lumi” ishte “i rrëmbyer”, atëherë edhe “ujërat” do të ishin “të trazuara”; nëse shkëmbi është “i dhëmbëzuar”, atëherë skajet e tij do të jenë doemos “të mprehta”; dhe po ashtu: nëse Turi “vështroi diçka papritur”, atëherë kjo doemos “iu shfaq përpara”, sepse Turi nuk i ka sytë në zverk, etj. Këto përdorime nuk janë pa tjetër “të gabuara”, por ato i japin tekstit një tingëllim artificial, si të ishte i shkruar nga një dorë e kujdesshme, por e pasigurt.

Përshtypja ime: ky tekst është shkruar me stil shumë të keq; dhe e prezanton padenjësisht Ministrinë e Arsimit, që ua ka dhënë nxënësve si test. Të jep ndjesinë e një gjelle të pagatuar mirë, të një shujte që të ngec në fyt e të provokon të vjellët. Një shqipe që nuk rrëshqet, as të rrëmben, që as të ngroh as të ftoh, as të kafshon as të lëshon; një shqipe e mykur; një shqipe e drunjtë.

Është e drejta e nxënësve protestues dhe e të gjithë atyre që e duan dijen, besoj, që të kërkojnë kush është shpërblyer, me paratë e taksapaguesve, për të nxjerrë nga dora një karikaturë të tillë të shqipes.

Shënim: shumë nga vërejtjet më lart janë të diskutueshme; tek e fundit, stili është një bashkësi preferencash. Lexuesi mund të mos bjerë dakord me mua, ose edhe mund të dallojë – në shqipen time – mëkate të ngjashme (gjen sa të duash – shpesh nuk e gjej dot kohën as vullnetin e duhur për t’i lëmuar tekstet e mia si duhet). Por le të mos humbim kohë me cic-mice të tilla: flasim për një tekst që duhej të siguronte një transparencë ligjërimore të mjaftueshme, për ta ndihmuar nxënësin të përqendrohej te pyetjet. Për një tekst që duhej të ishte neutral: dhe ky neutralitet gjuhësor, me sa duket, paska qenë i pamundur, ose përtej kapacitetit të hartuesve të tekstit. Në çdo rast, unë nuk dua të ofroj ndonjë recetë, as të tregohem pedant – tekst i mirë shqip, për mua, është ai që nuk më tingëllon keq e që s’më ngec, gjithë duke i shërbyer qëllimit për të cilin e kanë hartuar. Për t’iu kthyer analogjisë me gjellën: gjella e mirë nuk të çon në mend kripën, por gjella pa kripë të bën të zgjatësh dorën drejt kripores. Për këtë “kripë” e kam fjalën.

Testi i korrigjuar:

104156371_1942978335839569_7733984462891412996_o_1.jpg

Etiketa: Ardian Vehbiukeqparagrafi i provimitshqiptekstiTuri

Të Lidhura

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

nga 27
23:19 | 20/12/2025
0

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

nga 27
22:49 | 20/12/2025
0

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

nga 27
22:27 | 20/12/2025
0

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari...

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

nga 27
22:21 | 20/12/2025
0

Tottenham pësoi humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë, teksa kartoni i kuq i...

Para
Barbar… apo grek i lashtë?

Barbar... apo grek i lashtë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com