Ka shkuar në 80 numri i viktimave të tërmetit 8.1 ballë që lëkundi Meksikën të enjten e shkuar.
Lëkundja sizmike më e fortë prej një shekulli e kishte epiqendrën në Oqeanin Paqësor, rreth 1 mijë kilometra në jug të kryeqytetit të Meksikës dhe 120 kilometra larg brigjeve meksikane.
Për të përballuar situatën e rënduar, presidenti Enrique Pena Nieto ka deklaruar se ka aktivizuar ushtrinë, marinën dhe policinë federale.