Një vrasje me armë zjarri ka ndodhurnë aksin Shkodër – Velipojë.
Sipas burimive të policisë mesohet se viktima është 42 vjeçari Genc Mhillaj banues në Torovicë. Viktima është gjetur i vrarë në një parcelë bujqësore, ku mësohet se ai ishte, duke punuar tokën që e kishte me qera.
Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Ura e Gjo Lulit”.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.