Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë mbrëmjen e kaluar rreth orës 1:15. Mësohet se shefi i trafikut në komisariatin e policisë Malësi e Madhe, Përparim Papa është përplasur me mjetin e tij tip Benz me targa AA798FI me një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur drejtuesi i motoçikletës Preke Kokli, 60 vjeç banues ne Velipojë. Shkaku kryesor i aksidenti dyshohet se është mungesa e ndriçimit në aksin Shkodër-Velipojë.