Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës, ku dy persona që udhëtonin me dy motoçikleta, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, një prej drejtuesve Osman Mataj, 45-vjeç ka humbur jetën, ndërsa Agron Fikaj ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit