Kamera regjistruese vihet në dispozicion të Prokurorisë
Nxirret nga Liqeni i Shkodrës helikopterit EC 145, i rrëzuar aty katër ditë më parë. Për operacionin janë përdorur vinça të tonazhit të lartë. Pjesët e nxjerra do transportohen drejt Tiranës me mjete të tonazhit të lartë.
Ekspertet e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe eksperte ushtarake amerikane te specializuar për këtë lloj helikopteri, te thirrur nga Ministria e Mbrojtjes per te asistuar ne zbardhjen e ngjarjes, kane asistuar grupin hetimor te kryesuar nga prokuroria per te nxjerre kamerën regjistruese e cila tashmë është në dispozicion të Prokurorisë, e cila po heton çështjen. Informacione të rëndësishme mbi shkaqet e ndodhjes së aksidentit pritet të nxirren edhe nga kutia e zezë e helikopterit e cila u morn ë administrim nga Prokuroria një ditë më parë. Rënia e helikopterit EC 145 në Liqenin e Shkodrës shkaktoi vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ndihmësi të tyre që ishte në bord.