Mbrëmjen e sotme një person i maskuar me kapuç, ka grabitur një dyqan celularësh në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja u regjistrua ne zonën përballë Sahatit, rreth orës 20:00 në momentin kur shitësja po bënte mbylljen e aktivitetit.
Personi ka hyrë brenda dhe me forcë i ka marrë disa aparatë celular, e më pas është larguar me shpejtësi.
Shitësja menjëherë ka njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet rreth kësaj grabitje.