Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 7 nga protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit, duke lënë në burg vetëm 4 prej tyre.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit. Sipas raportimeve nga Shkodra, janë 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim, ndërkohë që seanca gjyqësore nisi në kohë.