Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një furgon me pasagjerë u përplas me një makinë.
Nga ky aksident, dy shoferët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit dyshohet se është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda dy ditësh në zonën e Shkodrës.