Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë paraditen e sotme një shtetas të akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.
I arrestuari është 64-vjeçari Pjetër Pervata, banues në fshatin Hot i Ri, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje prej rreth 5 dynym.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me anë të zjarrit”.