Policia e Shkodrës ka zbardhur krimin e ndodhur dje rreth orës 11:00, në Bushat të Shkodrës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.
21-vjeçari Jozef Mujeci, banues në Lezhë, u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe, i fshehur në një banesë të braktisur.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.