Eksploziv, detonatorë dhe lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë një operacioni në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se një banor i këtij fshati dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e Vat Lamit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës,3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Policia arrestoi në flagrancë 41 vjeçarin dhe operacioni u kodua “Nicaj”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.