Policia e Shkodrës ka arrestuar 7 persona nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Uniformat blu njoftuan se gjatë aksionit janë sekuestruar ambient 3-katësh, në pronësi të shtetasit Renard Tota, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona, sasi e konsiderueshme parash.
Të arrestuarit janë:
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.