Para pak minutash në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë që ka lënë të plagosur një vajzë të re. Kabujt e ashensorit janë shkëputur duke rënë dhe kanë zënë vajzën brenda.
Bëhet ne dije se personi i plagosur është një 24 vjeçare, e cila ishte punonjëse e pallatit.
Burime bëjnë ditur se 24-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës me dëmtime të rënda.
Ndërkohë po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet teknike të ashensorit dhe shkakun e rënies.