Tensionet mes Turqisë mes Greqisë nuk kanë fund. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar Greqinë me pushtimin e ishujve, nëse Athina zyrtare vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë.
“Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë, e cila po bën shkelje në hapsësirat detare. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara.
Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, paralajmvroi ai
Ministri turk komentoi deklaratat e bëra për Turqinë nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Deklaratat e zotit Dendias janë absurde. Situata në të cilën ndodhet Greqia është e mjerueshme. Nuk e di nëse vlerësohet kjo, por Greqia është shumë e mirë për të qarë. Na vijnë në fytyrë dhe na përqafojnë. Pas nesh, megjithatë, ata tregojnë inat, urrejtje dhe shpifje.