Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, mes tyre tre gra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, mes tyre tre gra

11:35 | 14/03/2022
në Kosove Rajon
0

Për 97 vjedhje në dyqane të ndryshme në Atikë, akuzohen anëtarët e një bande shqiptarësh, e cila u çmontua nga policia e Athinës. Sipas policisë greke, gjatë një operacioni të koordinuar, janë arrestuar në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç. Njëkohësisht, të bashkakuzuar janë edhe dy persona të tjerë që janë në kërkim.

Të pandehurit fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen. Pas heqjes së produkteve, i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht, që nuk aktivizoheshin sistemet kundër vjedhjes në hyrje të dyqaneve. Vihet re se për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, ata janë kujdesur të ndryshojnë zonat ku janë aktive dhe kanë shmangur “goditjen” për herë të dytë të të njëjtit dyqan. Sipas Policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas me masat përkatëse kundër vëzhgimit transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.

Një pjesë e mallrave të vjedhura, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta, ndërsa sasitë e tjera transportoheshin në Shqipëri ku rishiten, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Nga hetimi janë zbuluar 97 raste të vjedhjeve në dyqane në Atikë, ku përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën 400 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të policisë u zbuluan një sërë sendesh të vjedhura (veshje, pajisje elektronike), 3 çanta, të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet kundër vjedhjes, një pajisje metalike për heqjen e mekanizmave kundër vjedhjes së produkteve. Janë gjetur dhe konfiskuar 4 vetura dhe shuma e parave prej 4545 euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

Etiketa: Greqigrup kriminal

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Shpërthimi në Pogradec, kushëriri i inspektorit: U tmerruam, s’kemi konflikte

Shpërthimi në Pogradec, kushëriri i inspektorit: U tmerruam, s’kemi konflikte

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com