Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e burgjeve në Berat dhe Kavajë.
Shkarkimi nga detyra i drejtorit të IEVP Berat, Arif Dervishi, dhe i atij të IEVP Kavajë, Durim Perja, erdhi me urdhë të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
Shkarkimi i zyrtarëve ka ardhur për shkak të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale.
Ndërkohë, është liruar me kërkesë të tij drejtori i IEVP në Elbasan, Renato Minolli.