Ditën e nesërmë në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Burime nga BalkanWeb bëjnë me dije se gjatë kësaj mbledhjeje pritet të diskutohen përgjigjet e ardhura nga institucionet e vendit siç janë; KQZ, policia, prokuroria apo dhe nga Kolegji Zgjedhor.
Pas ngritjes së Komisionit Hetimor, Kreu i Shteti, Ilir Meta pritet të merret në pyetje javën e ardhshme.
Kujtojmë se pas çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta u ngrit një Komision Hetimor për shkarkim e tij nga detyra.
Komisioni Hetimor do të miratojë një plan hetimor, i cili në thelb do të synojë hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shtetit me qëllim largimin e tij nga Presidenca.