Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë se Shtetit. Ministri i Brendshëm tha se detyrat e Gledis Nanos do ushtrohen përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë se Shtetit, Tonin Vocaj.
Mësohet se ky post i është propozuar Muhamet Rrumbullakut, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.
Burimet konfirmuan se Muhamet Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për të qenë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Zyrtarizimi i Muhamet Rrumbullakut do të jetë të mërkurën e ardhshme./Panorama.al