Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, nga çështja e gjykimit të statutit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kujtojmë se Agron Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në mbledhjen e thirrur nga ish-kryeministri Berisha më datë 11 dhjetor.
Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.