Një person është plagosur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje. Sipas policisë i plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR / ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr.Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.04.2022-02:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.