Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 të mëngjesit, në rrugën Transballkanike, në rrethana që ende presin të sqarohen.
Mësohet se një person i lënduar me mjete prerëse është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.