Një sheer me protagonistë disa adoleshentë ka ndodhur sot në Durrës. Pas konfliktit ata kanë përdorur thikat dhe për pasojë mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe zbulimin e autorit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se përse të rinjtë janë konfliktuar.