Një 47-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me sëpatë fqinjin e tij italian, në provincën e Aleksandrisë.
Shqiptari ende i paindetifikuar sipas mediave italiane, pas një sherri banal me fqinjin e tij, një student italian, ka shkuar në shtëpinë e tij me sëpatë duke e kërcënuar.
Menjëherë pas ngjarjes policia italiane ka proceduar penalisht shqiptarin ndërsa ka sekuestruar edhe sëpatën.