Një konflikt për motive të dobëta mes disa personave në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë ka përfunduar me tre të plagosur.
Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë pesë persona, 20-vjeçari me iniciale Xh. B., 21-vjeçari me inicialet F. B., 23-vjeçari me inicialet A. I., 27-vjeçari me inicialet N. Xh., dhe 22-vjeçari me inicialet M. Xh., banues në Vlorë.
Si pasojë e sherrit, në spital kanë përfunduar tre persona A. I., N. Xh., dhe M. Xh., të cilët nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.