Shembja e Teatrit Kombëtar, eurodeputeti gjerman thirrje Ramës: Ndalo dëmet e pariparueshme!

Lexo edhe

Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri ka bërë thirrje Edi Ramës të ndalë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe të angazhohet në dialog.

Gahler thotë se ky Teatër është renditur si sit kulturor europian i rrezikuar, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme.

STATUSI NGA MICHAEL GAHLER
Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot
Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.Nga Michael Gahler
Eurodeputet (PPE, Gjermani) përfaqsues për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian

Nighttime demolition of the National Theatre today in Tirana:
I condemn the authorities action and police violence in Tirana and call on PM Rama to stop the illegal demolition of the National Theatre, to stop the violence against artists and activists and engage in dialogue ëith all stakeholders including Europa Nostra and the Institute of the European Investment Bank ëhich are supported by the European Commission and stand ready to help. The National Theatre has been listed as an endangered European heritage site.
I call on PM Rama to heed to the appeal of Commissioner Mariya Gabriel and refrain from irreparable damage.
May I remind the Albanian government at this stage of the 15 conditions it has to fulfil in order to start the açession negotiations…

 

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *