Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ën dy dit e fundit po sjell probleme të shumta me qarkullimin. Burime bëjnë me dije se këtë pasdite është bllokuar aksi rrugor Elbasan-Librazhd, pasi masivi i dheut ka rrëshqitur mbi asfalt, duke e bërë të vështirë kalimin e makinave.
Si pasojë e këtyre shembjeve, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është krijuar radhë e gjatë automjetesh dhe është e vështirë të ndërhyhet për shkak të reshjeve të shumta të shiut që po zgjasin që nga mesdita.
Sakaq, gjatë paradites është paraqitur problematike edhe rruga e Arbrit, e cila edhe ka vetëm pak muaj që është inauguruar, sa herë bie shi bëhet i pakalueshëm si aks dhe vë në rrezik jetën e shoferëve.