Tirana përballet nesër me Teutën dhe trajneri Orges Shehi ka dalë sot para mediave, duke deklaruar: “Në futboll ka momente, nuk fiton ndaj çdo kundërshtari dot. Këtë vit kemi fituar, Teuta është kampionia në fuqi, ka lojtarë cilësorë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
“Ngoo do të mungojë sërish, pasi dëmtimi ishte i rëndë. Ismajlgeci dje ka nisur me grupin. Do ketë ndeshje çdo tre ditë. Kemi edhe ndonjë lojtar në dyshim, do shohim deri nesër. Xhixha u dëmtua, luajti me dhimbje. Do e shohim si do jetë nesër. Ai dëmtim që pësoi me Laçin vazhdon ta shqetësojë”.
“Euforia? Flas me lojtarët gjithë kohën. Ajo me Laçin ishte fitore që na ktheu në rrugën e duhur. Jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme. E thashë që Teuta është ekip cilësor. Pas saj mendojmë për ndeshjet e tjera. Përqendrimi duhet të ndeshja e radhës”.
“Teuta ka pasur momente jo të mira, ka pasur ndryshime në pankinë. E thashë që kanë lojtarë cilësorë, që kanë petkun e kampionit. Në ditën më të mirë Teuta na hap probleme jo vetëm ne, por edhe të tjerëve. Pika më e fortë e tyre janë lojtarët që kanë pasur edhe vjet”.
“Që të jesh skuadër kompetitive, duhet ekuilibër në dy fazat e lojës. Asnjëherë nuk duhet të prishë ekuilibrat, duke luajtur me logjikë. Duhet të jemi të shkurtër si skuadër, mos t’i japim hapësira kundërshtarëve. Kështu vijnë rezultatet. Na vjen mirë që shkojmë te porta dhe shënojmë, siç na vjen mirë që mbrojmë. Mbrojmë dhe sulmojmë me të gjitha. Deri tani jemi mirë, kemi ekuilibër, dominojmë në shumicën e rasteve”.
“Jemi ndërtuar nga fillimi. Ruajtëm një bosht dhe 50% e skuadrës është e re. Me skuadër të re, mundohemi të mos kemi limite, të përmirësohemi. Do kërkojmë gjithmonë, javë pas jave, të jemi vetvetja, të vlerësojmë djersën tonë dhe kundërshtarët që do të kemi përballë”, tha Shehi.